Politike

U bë pis me bojë, Rama: Programi i opozitës me vizion vezën e Lulit, e çizmen e Doktoreshës

14 Shkurt 2019, 11:32 Nga DOSJA
U bë pis me bojë, Rama: Programi i opozitës me vizion vezën

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit në Kuvend ku u sulmua me një shiringë me bojë nga nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka.

Në një postim në Instagram, Rama ka publikuar foton e shiringës që është përdorur nga  Paloka dhe shkruan se “Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit”.

Rama reagoi sërish disa minuta më vonë në rrjetet sociale dhe tha se opozita shqiptare ka si program bojën e “Palothës”.

“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës.”-shkruajti kryeministri në rrjetet sociale.

Disa orë më vonë, Rama reagoi sërish dhe tha nuk shqetësohet nga boja por nga shpirti i përfaqësuesve të qytetarëve në Parlament.

“Flm për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësua. Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria.”-shkroi Rama.

Ditën e sotme, një incident shënoi seancën plenare. Nënkryetari dhe deputeti i PD, Edi Paloka sulmoi me një shiringë me bojë kryeministrin Edi Rama. Seanca u ndërpre dhe Paloka u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama incidenti ne kuvend seanca plenare 14 shkurt 2019 edi paloka edi rama incidenti ne kuvend seanca plenare 14 shkurt 2019

Sondazh

Poll