Politike

Protesta e paralajmëruar e opozitës, ambasada amerikane: Refuzoni dhunën, është e papranueshme

14 Shkurt 2019, 14:52 Nga DOSJA
Protesta e paralajmëruar e opozitës, ambasada amerikane: Refuzoni

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e bërë nga opozita për protestën masive të 16 shkurtit. Në një reagim në profilin zyrtar në Facebook, ambasada e SHBA-ve shkruan se protesta duhet paqësore.

Reagimi i ambasades amerikane:

E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale. Protesta e madhe më 16 shkurt është paraprirë nga protesta dhe takime të liderve të partive opozitare në rrethe.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada amerikane protesta e 16 shkurtit protesta e opozites ambasada amerikane protesta e 16 shkurtit protesta e opozites

Sondazh

Poll