Bota

Greqia nuk gjen qetësi, lëkundje të forta tërmeti ndjehen sërish në zonën e Larisës

19 Mars 2021, 21:43 Nga DOSJA
Greqia nuk gjen qetësi, lëkundje të forta tërmeti ndjehen

GREQI– Vendi fqinj nuk po gjen qetësi nga tërmetet gjatë dy javëve të fundit. Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës rihter është regjistruar pak minuta më parë.

Epiqendra ka qenë rreth 17 km nga Tyrnavos dhe 31 km nga Larisa, zonë e cila u godit nga tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë dy javë më parë, duke shkatuar dëme të shumta materiale.

Sipas mediave greke, banorët janë alarmuar duke dalë në rrugë.

Më 3 mars një tërmet i madhësisë 6.3 të shkallës rihter shkundi Greqinë, duke dëmtuar shumë ndërtesa dhe duke krijuar panik te banorët. Që prej asaj dite lëkundjet kanë qenë të shumta rreth zonës së epiqendrës.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni termet ne greqi termet ne greqi

Sondazh

Poll