Bota

Taksitë në Kosovë përfitojnë nga protesta e shoferëve të autobusave në Kosovë, qytetarja: Nga 2 euro e kanë çuar 5

19 Mars 2021, 21:37 Nga DOSJA
Taksitë në Kosovë përfitojnë nga protesta e

KOSOVË-Autobusët ndër urbanë në Kosovë, që prej ditën së mërkurë kanë ndaluar qarkullimin, në shenjë proteste për mos subvencionimi nga qeveria, pas krizës që u shkaktua nga pandemia.

Ndërkohë, sipas Telegraf, taksitë kanë përfituar nga kjo duke rritur çmimin, për udhëtimet. A.SH, një qytetare që ka udhëtuar nga Prishtina për në Gjilan ka zbuluar se për një biletë që zakonisht kushtonte 2 euro ka paguar 5 euro.

“Nga 2 euro sa është çmimi në ditët e zakonshme, sot kemi paguar nga 5 euro për të shkuar nga Prishtina në Gjilan,”-ka thënë ajo.

Ndërkohë, kryetari i  Shoqatës së Transportuesve, Ruzhdi Kurishaj, ka thënë se nuk do të ketë transport rrugor as ditëve në vazhdim, deri në plotësimin e kushteve.

“Pa u zbatuar çështja e pagesës nuk ka kthim prapa, derisa nuk ka zbatim të marrëveshjes nga Qeveria, nuk ka transport rrugor. Kur Qeveria merr vendim dhe fillon të bëjë pagesat atëherë jemi në rregull. Protesta vazhdon,“-ka thënë ai.

Ditën e sotme, Shoqata e transportuesve në shenjë proteste për mos subvencionimin nga qeveria kanë ndaluar me autobusë në kryeqytet dhe më pas kanë ndaluar para objektit të qeverisë.

(k.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosove protestat e autobusave ne kosove kosove protestat e autobusave ne kosove

Sondazh

Poll