Bota

Masakër në Meksikë/ Kartelet e drogës zënë në pritë forcat e rendit, vrasin 13 policë dhe hetues

19 Mars 2021, 21:12 Nga DOSJA
Masakër në Meksikë/ Kartelet e drogës zënë në

MEKSIKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë. Mediat e huaja, bëjnë me dije se është sulmuar një karvan i forcave të rendit, ku për pasojë kanë humbur jetën 8 policë dhe  5 hetues të prokurorisë.

Masakra është më e rënda që prej tetorit 2019, kur kartelet e drogës vranë në pritë 14 oficerë policie.

Ngjarja, ndodhi pranë kryeqytetit Mexico City, dhe pas ngjarjes që ka tronditur Meksikën, marina dhe Garda Kombëtare ka zbritur në zonë për kërkime nga toka e nga ajri.

Ende nuk ka sinjalizime se cila nga bandat apo kartelet ka kryer masakrën, por megjithatë kjo zonë besohet se kontrollohet nga karteli “Guerreros Unidos”, që dyshohet se është bërë aleat me grupin famëkeq “Jalisco” dhe atë “Arcelia”, që komandohen nga “Familia Michoacán”.

(A.k.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota masaker ne meksike masaker ne meksike

Sondazh

Poll