Bota

Sarajeva shënon rekord vdekjesh gjatë muajit mars, autoritet vendosin mbylljen e lokaleve për dy javë

19 Mars 2021, 20:54 Nga DOSJA
Sarajeva shënon rekord vdekjesh gjatë muajit mars, autoritet vendosin

SARAJEVË– Kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, po përballet me një numër rekord të rasteve të infektive gjatë muajit mars. Sipas Reuters, spitalet janë mbushur jashtë kapaciteteve dhe vendet e varrimeve rrezikojnë të mbingarkohen.

Për të ulur numrin e infektimeve, autoritet në Sarajevë kanë vendosur mbylljen e kafeneve dhe restoranteve për dy javë.

Asmir Hodzic, drejtori ekskluziv i ndërmarrjes më të madhe të funeraleve të Sarajevës, Pokop, tha se numri i funeraleve ishte rritur ndjeshëm në mars krahasuar me vitin e kaluar dhe madje me dy muajt e fundit.

“Ne kemi pasur në mars deri më tani mesatarisht 15 varrime në ditë, vetëm të viktimave nag  COVID,”-ka thënë ai.

Bosnja nuk ka filluar ende një fushatë inokulimi masiv për shkak të mungesës së vaksinave.

Që nga 10 mars, autoritetet shëndetësore kanë raportuar 6,553 raste të reja infektimi dhe 136 vdekje në vendin me 400,000 banorë.

Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 151,337 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 5,773 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 ne sarajev sarajeve covid-19 ne sarajev sarajeve

Sondazh

Poll