Bota

Zbulohet skulptura e vjetër greke, mendohet se është 2,500-vjeçare

19 Mars 2021, 20:35 Nga DOSJA
Zbulohet skulptura e vjetër greke, mendohet se është

GREQI-Një skulpturë prej bronzi e një demi që besohet të jetë së paku 2,500-vjeçare është zbuluar pas një shiu të madh pran vendit antik të Olimpisë.

Sipas BBC, shenjat formimit të skulpturës tregojnë se se mund të ketë qenë një nga mijëra oferta për perëndinë greke Zeus.

“Zbulimi i sendit të vogël dhe të paprekur u bë nga arkeologët pranë një tempulli. Një arkeolog vuri re një nga brirët e demit që dilte nga balta pas një shiu,“-tha ministria e kulturës e Greqisë.

Artikulli u transferua menjëherë në një laborator për ekzaminim. Testimi fillestar ka treguar se skulptura e demit, e cili u gjet muajin e kaluar, daton nga periudha gjeometrike e artit greke. Kafshë të tilla si dema dhe kuaj besohet se janë adhuruar gjatë asaj periudhe për shkak të rëndësisë së tyre për mbijetesën njerëzore.

Vendi i Olimpisë në Greqi është vendlindja e Lojërave Olimpike antike.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota greqi zbulimi i skulpturës se 2500 vjecare greke greqi zbulimi i skulpturës se 2500 vjecare greke

Sondazh

Poll