Bota

Kosovë/ I riu denoncon policin: Donte të më merrte telefonin, më theu dorën

19 Mars 2021, 20:24 Nga DOSJA
Kosovë/ I riu denoncon policin: Donte të më merrte telefonin,

KOSOVË– Një rast dhune ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje ku një 21 vjeçar me inicialet Sh.B, pretendon se i është thyer dora nga një zyrtar i policisë.

I riu ka treguar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës “Te qafa”. Ai tregon se kishte dalë me disa shokë të tij dhe ata kishin ndaluar për ta parkuar makinën në oborrin ku gjendet ATK-ja. Nga aty kishte dalë polici i cili kujdeset për sigurinë e objektit dhe u ka thënë se është e ndaluar të parkohen aty.

Sipar Reporteri.net, kur i riu ka shkuar të bisedojë me policin dhe t’i thotë se nuk ka ndonjë shenjë ndalimi, polici e ka futur në korridorin e ndërtesës dhe ka tentuar t’i marrë telefonin duke i thyer dorën.

Ai madje ka ofruar edhe si provë raportin mjekësor ku konstatohet se i është thyer dora. Sh.B pas kontrollit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është udhëzuar që me autoambulancë të dërgohet në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare.

Ai ka treguar se më pas është dërguar në Stacionin Qendra ku sjellja e policëve sipas tij ka qenë shumë korrekte.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll