Bota

Franca rinis vaksinim me AstraZeneca, vendos ta përdorë vetëm te personat 55 vjeç e lartë

19 Mars 2021, 20:08 Nga DOSJA
Franca rinis vaksinim me AstraZeneca, vendos ta përdorë vetëm te

FRANCË-Franca do të përdorë vaksinën, anti-Covid, AstraZeneca, vetëm te personat 55 vjeç e lartë.

Sipas TheGuardian, politikanët filluan një përpjekje urgjente për të bindur qytetarët, që të marrin vaksinat, pasi rregullatori shëndetësor francez ka thënë së vaksina është efektive dhe përdorimi duhet të fillojë pa vonesa.

Ndërkohë, Dominique Le Guludec, kreu i rregullatorit, ka thënë se vaksinat duhet të përdoren kryesisht te personat e moshës 55 vjeç e lartë, derisa të gjenden informacione të plota nëse shkakton efekte anësore.

Po ashtu, Le Guludec ka thënë se nga 25 persona në Evropë që kishin marrë vaksinën  AstraZeneca ishin sëmurë nga çrregullimi dhe nëntë ishin të moshës nën 55 vjeç,

“Shumica prej tyre që kishin vdekur ishin gra. Rastet kanë nevojë për hetime të mëtejshme,”-ka thënë ajo.

Franca iu bashkua Gjermaninë, Spanjën, Italisë, Holandës, Portugalisë, Lituanisë, Letonisë, Sllovenisë dhe disa vende të tjera të cilat vendos pezullimin e përkohshëm  tre-ditore, të vaksinës AstraZeneca, pas raportove se shkaktonte mpiksje gjaku. Pas deklaratës së Agjensisë Evropiane të Branave, Franca vendosi të fillonte vaksinimin

.(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 ne france france koronavirusi ne france covid-19 ne france france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll