Bota

Ish-ambasadori i Kosovës për BE-në, Nikaj komenton hartën e Vuçiçit: Nuk është risi, tregon qëndrimin e vërtetë të S

19 Mars 2021, 19:38 Nga DOSJA
Ish-ambasadori i Kosovës për BE-në, Nikaj komenton hartën e

KOSOVË-Harta e publikuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ku mbi hartën e Kosovës ishte vendosur Serbia ka ngjallur goxha reagime.

Sipas Gazeta Express, së fundmi ka reaguar dhe ish-ambasadori i Kosovës për BE-në Bernard Nikaj, i cili ka thënë që deklarata e tij nuk është një risi, por tregon qëndrimin e vërtetë të Serbisë.

Sipas tij, e vetmja gjë që duhet të bëhet është që vendi të bashkëpunoj me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian.

“Kjo nuk është ndonjë risi. Kjo është vetëm edhe një shpërfaqje e tillë e një pozicioni destruktiv të Beogradit ndaj gjithçka që ka të bëjë me Kosovën dhe që ka të bëjë me shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës. Edhe në këtë rast ne duhet bërë atë që mund të bëjmë, që të koordinohemi me miqtë tanë ndërkombëtar posaçërisht me BE-në dhe SHBA-në që të vëmë në pah këtë kontinuitet të një politike destruktive që vjen nga Beogradi,”-ka thënë ai.

Lajmi kryesor: Kosova me flamur serb! FOTOJA e presidentit Vuçiç nxeh ‘gjakrat’. Reagon SHBA e BE: Dënojmë provokimin! Rama dhe Kurti ‘në heshtje’

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora bernard nikaj vuçiç provokon kosoven bernard nikaj vuçiç provokon kosoven

Sondazh

Poll