Bota

SHBA-ja paralajmëron vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për blerjen e raketave S-400 nga Rusia

19 Mars 2021, 18:50 Nga DOSJA
SHBA-ja paralajmëron vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për

 SHBA-Ambasadori amerikan në Ankara, David Satterfield ka folur në lidhje me marrëdhënien e Shteteve të Bashkuara me Turqinë dhe për pasojat e blerjes së raketave S-400 nga Rusia.

Sipas mediave të huaja, ai ka thënë se të dyja vendet kanë më shumë të përbashkëta sesa ndryshime, por paralajmëroj sanksione për blerjen e sistemit të raketave S-400.  Sipas tij, kjo vazhdon të jetë një problematik shqetësuese për vendin dhe nëse Turqia do vazhdojë ta blejë do përballet me pasoja të rënda.

“Turqia dhe SHBA-ja, kanë më shumë të përbashkëta sesa ndryshimet në mendime. Blerja e S-400 do të ketë pasoja serioze. Turqia duhet të heqë dorë nga sistemi i saj rus i mbrojtjes. Kjo është zgjidhja e vetme që ne mund të mbrojmë në Kongres. E vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën S-400 është që Turqia të mos ketë S-400,”-ka thënë ai.

Satterfield theksoi gjithashtu se Turqia është një aleat kritik i NATO-s dhe se ai shpresonte që vendimet e marra në Samitin e BE-së të përmbushen.

Në muaj dhjetor të viti të kaluar, Shtete e Bashkuara, vendosën sanksione ndaj Turqisë lidhur me blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore të prodhuara nga Rusia. Lidhjet midis aleatëve të NATO-s, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara u prishën, pas blerjes së sistemit të raketave ajrore ruse S-400, duke bërë që Uashingtoni të hiqte Turqinë nga programi i saj jet-F Lightning II F-35.

SHBA-ja argumentoi se sistemi mund të përdorej nga Rusia për të marrë fshehurazi detaje të klasifikuara në avionët Lockheed Martin F-35 dhe nuk është në rregull me sistemet e NATO-s. Turqia, megjithatë, këmbëngul se S-400 nuk do të integrohej në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbënte një kërcënim për aleancën.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota david satterfield rusi-shba david satterfield rusi-shba

Sondazh

Poll