Art&Argëtim

‘Një urim për ata të vërtetët’, Ermal Meta jep mesazhin e fortë në ditën e baballarëve

19 Mars 2021, 18:57 Nga DOSJA
‘Një urim për ata të vërtetët’, Ermal Meta

ITALI– Sot në disa vende të Europës është festa e baballarëve, ku shmë personazhe të botës së artit dhe showbizit kanë zgjedhur rrjetet sociale për të uruar prindërit e tyre.

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, ka publikuar një video të shkurtër të këngës së tij “Lettera a mio padre”, duke u shprehur se i uron festën vetëm baballarëve të vërtetë.

Meta ka folur hapur mbi raportet që ka me babain e tij, duke treguar se ai ka ushtruar dhunë ndaj tij duke e quajtur fëmijërinë e tij të dhimbshme. Në këngën “Lettera a mio padre”, Ermali tregon raportin e vështirë me të atin dhe e përshkruan si një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi.

Po ashtu edhe në këngën  “Non mi avete fatto niente”, Meta tha se ishte një dedikim dhe ndaj të atit, duke thënë se edhe pse kaloi një fëmijëri të vështirë ai prap ja doli në jetë.

“Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk më bëre dot asgjë”-tha Ermali asokohe.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz ermal meta ermal meta

Sondazh

Poll