Art&Argëtim

Angelina Jolie akuzon ish-bashkëshortin Brad Pitt për dhunë në familje, vazhdon beteja e tyre për kujdestarinë e fëmijëv

19 Mars 2021, 15:55 Nga DOSJA
Angelina Jolie akuzon ish-bashkëshortin Brad Pitt për dhunë

SHBA– Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie është gati të paraqesë prova të dëshmisë së dhunës në familje ndërsa po afrohet data e divorcit të saj nga aktori, Brad Pitt.

Aktorja thuhet se akuzoi ish-in e saj për dhunë fizike ndaj djalit e tyre adoleshent, Maddox. Në një debat të vitit 2016 në një avion privat, thuhej se Pitt në gjendje të dehur ka goditur djalin e tyre, akuza të cilat aktori i mohoi. Pas një hetimi nga FBI-ja dhe Departamenti i Fëmijëve dhe Familjeve i Qarkut Los Angeles arritën në përfundimin se diçka e tillë nuk kishte ndodhur.

The Sun konfirmon se Jolie paraqiti dokumenta gjyqësore në 12 Mars për të ofruar prova në mbështetje të dëshmive në lidhje me dhunën në familje.

Gjyqi i ardhshëm i Brad dhe Angelina do të përcaktojë kujdestarinë e fëmijëve të tyre dhe ndarjen e pasurisë. Divorci i tyre ka qenë i ashpër, pasi Pitt ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të mitur, ndërsa Jolie ka kërkuar kujdestarinë e plotë.

Jolie dhe Pitt janë prindër të 6 fëmijëve, Madoxx , 19 vjeç, Zahara, 16 vjeç, Pax, 17 vjeç, Shiloh, 14 vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 vjeç. Aktorja e ‘Maleficent’ bëri kërkesën për divorc nga Brad Pitt në Shtator të 2016-ës, duke përmendur ndryshime të papajtueshme, pas dy vitesh martesë dhe 12 viteve së bashku.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz divorci i angelina jolie me brad pitt divorci i angelina jolie me brad pitt

Sondazh

Poll