Art&Argëtim

Mbretëresha Elizabet do të festojë në ‘heshtje’ 95-vjetorin, anullohet parada vjetore për shkak të pandemisë

19 Mars 2021, 17:09 Nga DOSJA
Mbretëresha Elizabet do të festojë në ‘heshtje’

BRITANI– Mbretëresha Elizabet është detyruar të anulojë paradën e saj të Trooping the Color në Londër për shkak të pandemisë së Covid. Parada e përvitshme mbahet në Londër çdo 12 Qershor me rastin e ditëlindjes së Mbretëreshës.

Por pas konsultimit me qeverinë dhe partitë e tjera u konfirmua sot se parada është anuluar. Planet tani janë duke u shqyrtuar për një ceremoni alternative që mund të ndodhë në Windsor ku Mbretëresha po qëndron e izoluar për shkak të pandemisë.

Sipas The Sun, një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha: ‘Pas konsultimit me Qeverinë dhe palët e tjera përkatëse është rënë dakord që Parada Zyrtare e Ditëlindjes së Mbretëreshës, e njohur gjithashtu si Trooping the Color, nuk do të shkojë përpara këtë vit në formën e saj tradicionale në Londrën qendrore. Opsionet për një Paradë alternative, në katërkëndëshin në Kështjellën Windsor, janë duke u shqyrtuar.’

Është hera e dytë që mbretërit janë detyruar të anulojnë ngjarjen për shkak të pandemisë. Vitin e kaluar, Mbretëresha mori pjesë në një ceremoni private në nder të ditëlindjes së saj.

Për herë të parë pas 125 vjetësh, ceremonia u zhvillua në Kështjellën Windsor, ku ajo ishte mbrojtur me Princin Philip. Më shumë se 1,700 trupa dhe 400 muzikantë tradicionalisht interpretojnë në Paradën e Kuajve të Gardës në Londër përpara turmave të mëdha. Por vitin e kaluar, më pak se 100 gardianë nga Uellsi morën pjesë në paradën private

Është raportuar më parë se Mbretëresha kishte ftuar Megan Markle dhe Princ Harryn në festimet e 95-vjetorit të saj në ribashkimin e parë mbretëror që nga Megxit. Por planet e propozuara ishin bërë para  intervistës bombë të çiftit me Oprah Winfrey.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz intervista e princ harry dhe megan markle mbretëresha elizabetë ii intervista e princ harry dhe megan markle mbretëresha elizabetë ii

Sondazh

Poll