Politike

’25 prilli do të jetë datë ndryshimi’/ Basha se pranon: Zero bashkëpunim me Ramën, na ndan një det i tërë

19 Mars 2021, 15:51 Nga DOSJA
’25 prilli do të jetë datë ndryshimi’/ Basha se

Kreu i Partisë Demokratiken Lulzim Basha ka deklaruar zero bashkëpunim me Edi Ramën për të bërë thirrje që të rishikohet nga Komiteti i Ekspertëve vendimi për organizmin e takimeve elektorale.

Në një intervistë për gazetarin e ABC, Juxhin Mustafaraj, Basha tha se fshehja pas Komitetit të Ekspertëve është truk i Edi Ramës, ndërsa e ka cilësuar këtë komitet si politik.

“Fshehja pas Komitetit të Ekspertëve është një nga truket që Rama ka përdorur. Vendimet kanë qenë politike, nuk janë të Komitetit. Është Rama që vendos ku i çon paratë. Nëse jemi në këto parametra është se Edi Rama nuk e ka carë kokën për shëndetin e shqiptarëve. Tani bën sikur po punon duke shkuar, duke bërë shfaqej, fshat më fshat dhe shikon si po administrohen vaksinat. Ne do ti japim mbështetjen e duhur mjekëve dhe infermierëve. Do të bëjmë të mundur rimbursimin e të sëmurëve me Covid. Shteti i kishte të gjitha mundësitë që në vend ti çonte paratë oligarkëve këto para ti administronte në mënyrë të tillë. kësaj do ti jepet fund dhe kjo është një nga arsyet kryesore që nuk ka shqiptarë që ta pranojë. Momenti i vetëm i bashkëpunimit do të jetë kur të firmosë largimin e tij”, tha Basha.

I pyetur nëse mund të ketë koalicion pas 25 prillit me Edi Ramën qoftë edhe për çështje numrash, Basha e mohoi edhe njëherë kategorikisht.

“Nuk mund të ketë lojë më të shëmtuar s atë kërkosh papërgjegjshmërinë që e zhyti Shqipërinë ta mbulosh me vizionin dhe ndryshimin që ne duam ta sjellim. Nuk bashkohen këto të dyja, na ndan një det i tërë Në 25 prill na ndan vota e Shqiptarëve. A ka shqiptar që të besojë më se pas tetë vitesh Edi Rama të jetë në gjendje të mbajë këto që premton. Mediat e nxorën zbuluar të njëjtën gjë që premtonte para tetë vitesh e premton edhe tani. Në 25 prill do të jetë datë ndryshimi. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën”, tha Basha.

Marrë nga Abc

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll