Politike

Dekretimi i 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Meta, Ambasadorja Yuri Kim: Urime! Reforma në Drejtësi po ecën përpar

19 Mars 2021, 15:48 Nga DOSJA
Dekretimi i 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga

TIRANË- Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar, pasi Presidenti Meta, dekreti emërimin e 4 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa ka uruar dekretimin, ka thënë se Këshilli i Lartë duhet të vahzdojë emërimet, sakaq ka shtuar se Gjykata e Lartë tani mund të dërgojë çështje penale, civile dhe administrative. Kim, gjithashtu Kim, ka falenderuar Presidentin Meta, teksa thotë se Reforma në Drejtësi po ecën përpara. 

“”Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë duke u bërë gjithsej 7. Gjykata e Lartë tani mund të mbajë seanca për çështje penale, civile dhe administrative. Falë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vijojë emërimet. Faleminderit dhe presidentit Ilir Meta për betimin pa humbur kohë. Reforma në Drejtësi po ecën përpara”, shkruan Kim.

LAJM KRYESOR: Gjykata e Lartë bëhet me 7 anëtarë, Meta dekreton 4 emrat e rinj, kritika KLGJ: Shpejtoni procesin! Me këto ritme përfundojmë në 2024

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gjykata e lartë yuri kim gjykata e lartë yuri kim

Sondazh

Poll