Politike

Sherri me biznesmenin Gjergj Luca! Balla i kërkoi përjashtimin e Luçiano Boçit, Basha: S’ka moral ta kërkojë këtë

19 Mars 2021, 15:44 Nga DOSJA
Sherri me biznesmenin Gjergj Luca! Balla i kërkoi përjashtimin e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për gazetarin e ABC Juxhin Mustafaraj i është përgjigjur sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla, pasi ky i fundit i kërkoi të heqë nga lista e kandidatëve për deputetë Luçiano Boçin.

Basha u shpreh se Edi Rama e ka mbushur parlamentin me kriminelë dhe tani nuk ka moral të kërkojë atë që ai e ka vendosur vetë si standard.

“Unë mund të ju them këtu. Edi Rama e ka mbushur parlamentin me kriminelë dhe thotë që ata janë viktimat të krimit. Ata i futën kriminelët në parlament. Ne kërkuam vettingun e politikanëve. Nuk ka moral Edi Rama të më kërkojë mua diçka që është standard që unë e kam vendosur. Unë kam tërhequr dhe kandidatë. Standardi i Edi Ramës është i qartë. Dhuna dhe banda që shoqëronte Edi Ramën, ai është Edi Rama. Ata biznesmenë që duan të punojnë me djersën e ballit e kuptojnë që aleanca me krimin vetëm i dëmton. Pjesa më e madhe e biznesit mezi po e pret ndryshimin. Qeveria duhet të largohet me votë”, tha Basha.

Marrë nga abcnews.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha sherri luca-boci lulzim basha sherri luca-boci

Sondazh

Poll