Politike

Pas dekretimit të 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Meta: Bërja sa më shpejt dhe funksionale e institucionit, rëndësi

19 Mars 2021, 14:37 Nga DOSJA
Pas dekretimit të 4 anëtarëve të Gjykatës së

TIRANËPas dekretimit të 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ka reaguar Presidenti Meta. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Kreu i Shtetit theksoi se ka kaluar 1 vit nga momenti i propozimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, të emërimit të 3 anëtarëve të parë, duke shtuar se vonesat janë të papranueshme.

Sipas Metës, bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, është me rëndësi jetike për vendin.

“Ka kaluar plot një vit nga momenti i propozimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, të emërimit të 3 anëtarëve të parë. Nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ndjekë këtë ritëm, atëherë Gjykata e Lartë, do të plotësohet me të gjithë trupën gjyqësore, në mars të vitit 2024. Kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë! Bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, është me rëndësi jetike për vendin. Plotësimi me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë duhet të jetë prioriteti kryesor i Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor, respektimin e të drejtave e lirive themelore të njeriut, si dhe me ruajtjen e stabilitetit ekonomiko-financiar të shtetit, por nga ana tjetër përbën një çështje jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.”- ka thënë ai. 

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar ditën sotme emërimin e 4 anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll