‘Ultimatumi’ i Gjykata Kushtetuese! Komiteti Teknik merr vendimin: Ndalohen grumbullimet…deri më 25 mars (PËRGATITJA PË
19 Mars 2021, 14:00Nga DOSJA
TIRANË– Fushata ka nisur edhe pse jozyrtarisht, por Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që grumbullimet të ndalohen deri më 25 mars të këtij viti. Fiks një muaj para se qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë për 4 vitet e ardhshme. Në një urdhër të lëshuar dy ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, por që sot ka hyrë në fuqi, duke u bërë publik ditën e sotme në Fletoren Zyrtare, është vendosur që ndalimi i grumbullimeve të ndalohet deri më 25 mars, duke zëvëndësuar togfjalëshin “deri në një moment të dytë”. Fjali që lë të kuptohet se pas 25 marsit qytetarët do të mund të grumbullohen lirisht duke injoruar rregullat e pandemisë.
URDHËROJ:
Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, bëhet ndryshimi si vijon:
Ky vendim vjenpas “ultimatumit” të Gjykatës Kushtetuese,e cila kërkoi që togfjalëshi i përdorur në vendimin e Komitetit, që grumbullimet do të zgjasin “deri në një urdhër të dytë”, të zëvendësohet me një datë konkrete. Megjithatë edhe pse data është vendosur, sërish nuk ka të dhëna se ky janë bazuar anëtarët e Komitetit Teknik për marrjen e këtij vendimi. A do të lejohet grumbullimi sërish nëse në javët në vazhdim Shqipëria shënon shtim të rasteve të infektuara të koronavirusit? Ky dhe detaje të tjera lidhur me fushatën e këtyre zgjedhjeve kanë mbetur pa përgjigje nga ekspertët. Megjithatë ditëve të fundit, vendi ka nisur të shënojë një rënie të madhe në krahasim me një javë më parë të rasteve të reja. Megjithatë numri i viktimave vijon të qëndrojë në të njëjtat shifra.
(k.m/A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e KQZ e cila i hoqi nga lista 61 kandidatë nga lista. KQZ i ktheu koalicionit opozitar listat paraprake duk...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi janë ka...
TIRANË– KQZ i ka bërë thirrje partive politike të ndalin gjuhën e ashpër dhe sjelljen konfliktuale që kanë filluar në këtë fushatë elektorale.Në njof...
GJIROKASTËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashës iu dhurua jeleku tradicional në Gjirokastër. Ishte një grua artizane, ajo e cila i dhuroi Bashës...
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka reaguar për përplasjen fizike mes kandidatit për deputet Luciano Bocit dhe biznesmenit Gjergj...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur i shqetësuar lidhur me rritjen e punësimeve para zgjedhjeve në administratë shtetërore.Meta thotë se rrit...
GJIROKASTËR– Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë vizitës në qytetin e Gjirokastrës, është ndalur në shtëpinë e Kokalarëve në Gjirokastrës. Gjatë bisedës një ...
TIRANË– Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka ironizuar takimin e Kryedemokratit Lulzim Basha në Gjirokastër. Ai ka ndarë një artikull të postuar nga ...