Bota

Vrasja e komunitetit aziatik në Atlanta, Biden dhe Harris nisen drejt kryeqytetit të Xheorxhisë: Ndihma është këtu

19 Mars 2021, 12:01 Nga DOSJA
Vrasja e komunitetit aziatik në Atlanta, Biden dhe Harris nisen drejt

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentja, Kamela Harris do të takohen ditën e sotme me udhëheqësit e komunitetit aziatiko-amerikanë. NBC News shkruan se, kjo vizitë e paplanifikuar e Biden dhe Harris ka ardhur për shkak të sulmit të që u bë 3 ditë më parë në Atlanta ku 8 persona midis tyre 6 aziatikë humbën jetën.

Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki tha se Biden dhe Harris do të takohen me përfaqësues, udhëheqësa dhe ligjvënës të komunitetit aziatikë, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për tu siguruar mbrojtje këtij komuniteti.

Vizita e Biden dhe Harris në Atlanta është pjesë e turneut të administratës, ‘Ndihma është këtu’, ku po promovon paketën e ndihmës për Covid-19 me 1.9 trilionë dollarë.

Por çfarë ndodhi në Atlanta 3 ditë më parë?

Tre ditë më parë në Atlanta 8 persona u vranë nga një person. Sipas raporteve të policisë 6 nga 8 viktimat ishin gra aziatiko-amerikane, ndërkohë që të tjerët ishin një grua dhe një burrë i bardhë. FBI-ja, e cila po merret me zbardhjen e ngjarjes ka nxjerr si dyshim, për vrasjën urrejtjen e personave aziatiko-amerikanë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden kamela harris joe biden kamela harris

Sondazh

Poll