Bota

Vrasja e aziatikëve në Atlanta, ligjvënësit: Diskriminimi dhe dhuna ndaj tyre ka arritur pikën kulminante

19 Mars 2021, 07:23 Nga DOSJA
Vrasja e aziatikëve në Atlanta, ligjvënësit: Diskriminimi

SHBA- Ligjvënësit dhe udhëheqësit aziatiko-amerikanë kanë paralajmëruar vendin për protesta të shuma, nëse dhuna dhe vrasjet e këtij komuniteti nuk marrin fund. Tre ditë pas vrasjes së 8 personave në Atlanta ku 6 prej tyre ishin aziatikë,  The Guardian shkruan se, gjatë një mbledhje të këtij komuniteti, ligjvënësit deklaruan se diskriminimi dhe dhuna kanë arritur kulmin dhe se duhet që të marrin fund.

“Ajo që ne dimë është se kjo ditë po vinte. Komuniteti Aziatiko-Amerikan ka arritur një pikë krize që nuk mund të injorohet,” tha kryetarja e Grupit Kongresit Aziatik Paqësor Amerikan Judy Chu.

 “Komuniteti ynë po gjakoset. Ne kemi dhimbje. Dhe për vitin e fundit, ne kemi bërtitur për ndihmë,” tha një tjetër anëtar i këtij komuniteti, Grace Meng.

Seanca dëgjimore për të shqyrtuar diskriminimin anti-aziatik në më shumë se tre dekada, ishte planifikuar javë më parë. Por shitimi i rasteve të pandemisë kanë bërë që ajo të mbahej më vonë, ndërkohë që  ajo mori një urgjencë të shtuar pas të shtënave masive që la aziatiko-amerikanët në Atlanta.

Por çfarë ndodhi në Atlanta 3 ditë më parë?

Tre ditë më parë në Atlanta 8 persona u vranë nga një person. Sipas raporteve të policisë 6 nga 8 viktimat ishin gra aziatiko-amerikane, ndërkohë që të tjerët ishin një grua dhe një burrë i bardhë. FBI-ja, e cila po merret me zbardhjen e ngjarjes ka nxjerr si dyshim, për vrasjën urrejtjen e personave aziatiko-amerikanë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota aziatiko-amerikane grace meng judy chu aziatiko-amerikane grace meng judy chu

Sondazh

Poll