Bota

Shtirej si miliarder dhe vidhte femrat që joshte, rrëfehet ish-e dashura: U shtrova në psikiatri, ja si më mori 200 mijë eu

10 Maj 2019, 20:03 Nga DOSJA
Shtirej si miliarder dhe vidhte femrat që joshte, rrëfehet ish-e

NORVEGJI- Një histori e pazakontë, po aq edhe trishtuese i ka ndodhur një vajze në Norvegji.

Cecilie Fjellhoy, 29 vjeç nga Norvegjia ka treguar historinë sesi është mashtruar nga një djalë i ri, i cili tashmë po kërkohet në shumë vende të Europës.

Ajo ka rrëfyer se e kishte njohur në Londër, dhe ai ishte shtirur si djali i një miliarderi izraelit. Kishte porositur avion privat që të shkonin nga Londra në Bullgari për takimin e parë, por që e paguante me paratë e vjedhura nga vajza të tjera.

Edhe pse i vodhi gati 200 mijë euro, vajza thotë se pjesa më e rëndë ishte fakti që humbi një të dashur që nuk ekzistonte, me të cilin ishte dashuruar. Vajza ishte ndier aq e rënduar nga kjo tradhti, sa ishte shtruar në një klinikë psikiatrike për të marrë veten.

Ai i kishte thënë se për shkak se ishte në rrezik, nga njerëz të frikshëm, duhej të merrnin një kredi në emrin e saj dhe ai do t’ia kalonte paratë në dorë.

Shimon Hayut, 28 vjeç, dyshohet se ka grabitur edhe shumë femra të tjera me të njëjtin mashtrim.

E urrej veten për atë që bëra. Është kaq e dhimbshme. U shtrova në psikiatri për shkak të mendimeve vetëvrasëse sepse mendoja që nuk kisha rrugë tjetër”, mësohet të ketë thënë 29 vjeçarja.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cecilie fjellhoy mashtrimi nga i riu norvegji cecilie fjellhoy mashtrimi nga i riu norvegji

Sondazh

Poll