Politike

“Kam thënë gomari vrapon, por jo fluturon”/ Dashamir Shehi: Fushatat elektorale kanë ndryshuar shumë, qytetarët

18 Mars 2021, 21:34 Nga DOSJA
“Kam thënë gomari vrapon, por jo fluturon”/ Dashamir

TIRANË- Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka analizuar ndryshimin e fushatave politike në 30 vitet e fundit në Shqipëri.

Fushatat kanë ndryshuar shumë, ashtu si shoqëria jonë. Tani secili ka tifozët e vet në takime. Dikur bëhej debat në sallë, tani s’ka më nevojë se në salle s’ke më kundërshtar vetëm idhtarë. Dikur kishte njerëz që dyshonin në sallë në premtimet e tua. Entuziasti popullor, nuk ekziston, është proces i kalkuar sot fushata elektorale. Dikur fushatat ishin me spontane, kishte batuta. Sot i shefi  i di të gjitha, keni parë takimet e Ramës, t’i thotë kush o shef e ke gabim. Unë kam mbërritur vetë në këtë gënjeshtrën politike. Mund të kem thënë që gormari vrapon, por nuk them dot që gomari fluturon. Këtë nuk e them dot dreqi ta haje. Deri tek vrapi kam arritur, por të fluturojë jo“, shtoi Shehi. 

(a.k.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dashamir shehi dashamir shehi

Sondazh

Poll