Politike

Marrëveshja për gazin e lëngshëm/ Balluku: Investimi në TEC-in e Vlorës do bëhet nga SHBA, do prodhojë energji sipas nev

18 Mars 2021, 21:10 Nga DOSJA
Marrëveshja për gazin e lëngshëm/ Balluku: Investimi në

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se marrëveshja e arritur me SHBA për TEC-in e Vlorës është një arritje e madhe, pasi ky TEC, sipas saj, do të vihet në punë për herë të parë më gazin e lëngshëm.

Në një intervistë për Report Tv, më tej, Balluku ka thënë se investimi do të bëhet nga SHBA, dhe se ky TEC, do të prodhojë energji sipas nevojave të Shqipërisë, dhe energjia do të blihet nga shteti ynë.

“Kthimi në funksional të TEC të Vlorë, ai nuk do të behet thjeshtë funksional por do të ndryshoj teknologjia nga ajo me naftë në atë me gaz të lëngshëm. I gjithë investimi do të behet nga SHBA, nga dy kompanitë e tyre dhe nuk do të ketë një investim nga shteti shqiptar por vetëm nga SHBA. Interesi i tyre është se ne do të blejmë energjinë e prodhuar dhe ky është një plan prej kohësh që të kthehet në funksionale të këtij TEC dhe nuk është vënë asnjë ditë në punë. Pjesë e marrëveshjes është se ky TEC do të prodhojë sipas nevojave të Shqipërisë”, tha Balluku.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll