Politike

Balluku: Aeroporti i Kukësit në fazën e certifikimit, më 18 prill fluturimi i parë drejt Londrës

18 Mars 2021, 21:16 Nga DOSJA
Balluku: Aeroporti i Kukësit në fazën e certifikimit, më 18

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka thënë ka përfunduar punimet dhe tashmë është në fazën e certifikimit.

Në një intervistë që ka dhënë për ‘ReportTv’, Balluku tha se më 18 prill do të nis fluturimin e parë me Air Albania drejt Londrës. Më tej ka thënë se ditën e nesërme do të fillojë negocimi i kontratës për aeroportin e Vlorës.

“Aeroporti i Rinasit ka hyrë në një fazë të re, duke filluar nga shkurti ka një kompani të re që menaxhon koncesionin e Rinasit dhe kemi një angazhim kontraktual prej 99 mln eurosh që do të investohen sipas fazës të caktuar në këtë kontratë të rishikuar do të rriten cilësia e shërbimeve dhe kushtet e sigurisë dhe uljen e biletave. Tani në muajin mars nis fluturimi direkt i linjës me Dubain . Në aeroportin e Kukësit  më 18 prill kemi vendosur kryerjen e fluturimin të parë, ka nisur certifikimi i aeroporti dhe po punohet për të mbyllur fazën e certifikimit dhe nis fluturimin e parë të Air Albania drejt Londrës siç është premtuar edhe nga kryeministri. Nesër fillon negocimi i kontratës për aeroportin e Vlorës”, tha Balluku.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll