Bota

Thaçi: Cili është roli i Edi Ramës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

10 Maj 2019, 08:27 Nga DOSJA
Thaçi: Cili është roli i Edi Ramës në bisedimet mes

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” , presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka treguar se cili ka qenë roli i Ramës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e kufijve.

“Roli i Ramës ka qenë shumë konstruktiv, shumë bashkëpunues, pa marrë anë dhe pa interferuar. Shkoi në Beograd dhe foli si asnjëherë një lider shqiptar, që i tha në sy Vuçiçit që të njohë Kosovën. Ai nuk ka marrë pjesë në takime mes nesh dhe Serbisë, thjesht ka mbështetur pozicionin e Kosovës. Sa i përket takimit të Ramës në Serbi, unë nuk kam qenë aty, por besoj në atë që ka thënë në konferencën për shtyp që ka mbrojtur Kosovën”, është shprehur ai

Edi Rama është përfshirë në debate me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn pas  samitit të Berlinit.  Në një deklaratë për mediat Haradinaj ditë më parë tha se ka dyshime se Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi dhe Edi Rama me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit kanë diskutuar planin për ndarjen e Kosovës. kjo është mohuar nga kryeministri Edi Rama.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bisedimet kosovë serbi edi rama hashim thaci ramush haradinaj bisedimet kosovë serbi edi rama hashim thaci ramush haradinaj

Sondazh

Poll