Politike

Vlerëson Bashën, Berisha: Sot PD-ja ka potenciale njerëzore shumë herë më të mëdha sesa ajo e vitit 2005

18 Mars 2021, 12:04 Nga DOSJA
Vlerëson Bashën, Berisha: Sot PD-ja ka potenciale njerëzore

TIRANË– Ish kryeministri, Sali Berisha ka dhënë detaje në lidhje me fushatën elektorale të PD-së.

Berisha në fjalën e tij për ‘abcnews’ ka theksuar se do të jetë shumë aktiv jo vetëm në distancë por edhe në terren në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Lideri historik i PD-së ka vlerësuar kryetarin aktual të partisë, duke theksuar se krahasuar me 2005, PD-ja tashmë ka potencial më të madh.

“Jam shumë i lidhur me fushatën zgjedhore e ndjek në distancë por do e ndjek dhe në terren. Një forcë politike e qendrës së djathtë ruan parimet pavarësisht se cili lider drejton. Në këtë kontekst në epiqendër të programit të saj ka qytetarin. Për javë të tëra kryetari i PD-së u ka paraqitur shqiptarëve një program të lidhur me qytetarin.Nuk ka premtuar aeroporte në 3 D apo 6 D, nuk ka premtuar porte imagjinare, por u tha se do të rrisë rrogën minimale dhe do ta ngrejë atë në rrogën mesatare të rajonit, u deklaroi se do të dyfishojë rrogat një deklaratë e rëndësishme, u deklaroi shqiptarëve që do të hapë dyert e rajonit taksën e sheshtë 9 %.Sot PD-ja ka potenciale njerëzore shumë herë më të mëdha sesa ajo e vitit 2005. Sa i përket listës është e pamohueshme se një ndikim kanë pasur liderët e partive të tjera politike, por në mënyrë oabsolute ato kanë një ndikim të pamohueshëm në fitoren e opozitës”, ka thënë Berisha.

Marre nga Abcnews

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll