Politike

‘Edi Rama i ka orët dhe ditët e numëruara’/ Berisha: Listat e opozitës më të mirat të bëra ndonjëherë në

18 Mars 2021, 11:38 Nga DOSJA
‘Edi Rama i ka orët dhe ditët e numëruara’/ Berisha:

TIRANË– Në një intervistë të dhënë për ABC, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar krijimin e listave të kandidatëve për deputet të opozitës së bashkuar. Berisha është shprehur se përfshirja në lista e liderëve të partive të tjera është një risi dhe një fitore e sigurtë me 25 prill.

Ndër të tjera lideri historik i Partisë Demokratike ka deklaruar se hartimi i listave të kandidatëve është bërë në standartin më të mirë që ka ndodhur ndonjëherë në PD.

Ju keni konstatuar se Basha krahas listave po krijon dhe grupin e kordinatorëve për çdo fushë. Kryetari i PD-së ka deklaruar se kabineti i tij do të përbëhet nga personalitete të shquara që nuk kanë mandat por kanë luajtur një rol esencial në lidhje me fitoren e PD-së në këto zgjedhje dhe gjithashtu të gjithë deputetet do të dorëzojnë statusin.

Në të gjithë periudhat listat në mënyrë të ligjshme krijonin debate dhe protesta para selisë. Këto lista janë pritur më mirë se të gjithë listat e tjera të krijuara deri më sot, kjo mendoj unë është meritë e procesit që u ndoq. Pavarësisht vendit në listë secili në qeverinë e ardhshme do të bëjë çdo gjë për të pasur vendin e merituar. 26 prill ato që janë dhe nuk janë në listë do të festojnë fitoren bashkarisht me një fitore të jashtëzzakonshme. Edi Rama i ka orët dhe ditët e numëruara kjo është ajo që do të ndodhë”, ka thënë ish kryeministri.

Marre nga abcnews

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet e 25 prillit 2021 sali berisha zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll