Politike

Njohja e patentave me Italinë, Endri Hasa: Proces i nisur 12 vite më parë nga qeveria e PD, Rama e ndërpreu

18 Mars 2021, 11:33 Nga DOSJA
Njohja e patentave me Italinë, Endri Hasa: Proces i nisur 12 vite më

TIRANË– Partia Demokratike ka komentuar njohjen e patentave shqiptaren ë Itali. Në një status në profilin e tij në Facebook, Endri Hasa ka publikuar një lajm të vitit 2009 dhe shkruan se ky ishte një projekt i nisur nga qeveria e Partisë Demokratike para 12 vitesh, por që është ndërprerë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Endri Hasës

Historia e njohjes së patentave me Italinë është një histori dështimi 5 vjeçar i qeverisë së Edi Ramës. PD mundësoi 12 vjet më parë njohjen e patentave shqiptare nga Italia, por ky proces i rëndësishëm u ndërpre gjatë qeverisë së Edi Ramës. Me nxjerrjen e patentave të reja në 2017, shqiptarët e humbën të drejtën e fituar që në 2009-ën. Qeveria e Edi Ramës e zvarriti vit pas viti, duke qenë e paaftë të jepte një zgjidhje të shpejtë për diçka kaq të rëndësishme. Mospërditësimi në kohë i marrëveshjes ekzistuese krijoi probleme për emigrantë dhe shqiptarët që udhëtojnë në Itali.

Një qeveri që mashtron vit pas viti, siç bëri edhe me negociatat me BE, dhe nuk do t’ia dijë për njerëzit, duhet larguar me votë. Interesat e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit mund t’i çojë përpara vetëm kryeministri Lulzim Basha. Ai mund të rivendosë besimin me partnerët europianë dhe të hedhë hapa konkretë për anëtarësimin në BE, njësoj siç bëri me anëtarësimin në NATO dhe me heqjen e vizave për shqiptarët. Është koha për ndryshim! Në 25 Prill shqiptarët do të votojnë ndryshimin!

Ministrja Olta Xhaçka firmosi sot marrëveshjen për njohjen e patentave shqiptare në Itali. Kjo gjë u kërkua nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së fundit që pati në Itali dhe u prit nga ministri Luigi Di Maio. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama endri hasa olta xhacka edi rama endri hasa olta xhacka

Sondazh

Poll