Politike

Emrat e të rinjve u lanë jashtë listave, ish- nënkryetari i FRPD-së, Hoxha: Kjo është tallje, e keqja imediate është Ed

18 Mars 2021, 11:51 Nga DOSJA
Emrat e të rinjve u lanë jashtë listave, ish- nënkryetari i

TIRANË– Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka deklaruar se largimi i emrave të rinj nga lista e PD-së është një tallje që po bëhet nga Edi Rama. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook’, Hoxha shkruan se e keqja imediate është Edi Rama dhe Rilindja, që po ja marrin shpirtin vendit.

POSTIMI:

Pershendetje miq! Qe pas doreheqjes time kisha vendosur te mos flisja me per te njejten teme, por kete postim ia kam borxh vetes time dhe aktit tim politik ne mbrojtje te te rinjve. Zoti eshte i madh dhe i mbeshtet te drejtet duke e ekspozuar papergjegjshmerine me te cilen u hartuan listat e kandidateve per deputet!
Dje KQZ, ne zbatim te kodit zgjedhor, ka miratuar listen shume emerore me 153 kandidat, nga 214 qe Partia Demokratike kishte paraqitur. Nga te perjashtuarit e fundlistes jane edhe emrat e te rinjve te FRPD. Pra, pasi i uruam jashte çdo konteksti logjik dhe ligjor ( p.sh, te 19-in ne nje qark me 14 mandate, etj.), u themi se nuk do te jeni me kandidat sepse emrat tuaj i derguam ne shkelje te ligjit!
Kjo tallje eshte nje motiv per te gjithe ne, qe pas dates 25 Prill, te bejme nje analize te forte dhe te adresojme pergjegjesi sipas statutit tone. Se dyti, une mendoj si ju se, e keqja imediate eshte Edi Rama dhe Rilindja, qe po ja marrin shpirtin vendit tone. Por ndryshe nga shume prej nesh, une nuk jam konformist dhe te zezes nuk i them dot kurre e bardhe! Politikes i kam hyre per parime dhe besoj se, permes tyre, i sherbej me mire vendit tim. Fitorja per mua eshte rezultati i merituar qe bazohet ne pune dhe marredhenie besimi, te cilat rrjedhimisht e reflektojne qarte edhe frymen e fitores. Kjo miq arrihet, se pari, kur ne shtepine tende hyn me moral te paster dhe jo me plane makiaveliste karrieristesh te semure.Pertej sa ka ndodhur, une mendoj se secili prej nesh dhe ne veçanti te rinjte, duhet te tregojme se sa shume pune bejme dhe sa shume vota arrijme te mobilizojme per Partine Demokratike. Keto zgjedhje jane jetike per vendin dhe ne duhet te bejme çdo gje per permbysjen e Rilindjes. Pas zgjedhjeve kemi plot kohe per te vendosur nje standard
te ri, mbi te cilin Partia Demokratike te funksionoje. Zoti i bekofte demokratet! Zoti i bekofte te rinjte e FRPD! Fitore me 25 Prill!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lisander hoxha lisander hoxha

Sondazh

Poll