Politike

Rama në ‘rolin e doktorit’ në Shkodër: Tromboza vjen nga kontraceptivët, Astrazeneca është e sigurtë…Silva Bino: Te

18 Mars 2021, 11:17 Nga DOSJA
Rama në ‘rolin e doktorit’ në Shkodër: Tromboza vjen

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, aty ku po vijon vaksinimi i mësuesve. I shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu dhe Silva Bino, Rama tha me bindje se vaksina e “AstraZenecas” që ka ardhur në Shqipëri është e sigurtë. 

Kryeministri u fut edhe në rolin e doktorit, kur tha se tromboza, është shkaktur edhe nga kontraceptivët, pasi ka lexuar të dhëna dhe studime për këtë gjë. Këtë gjë e konfirmoi edhe Bino, e cila paralajmëroi mësuesit se do të kishin temperaturë, pasi ishte një gjë normale pas vaksinës.

Gjatë këtij takimi u tha gjithashtu se 200 nga 1250 mësues kanë hezituar të marrin vaksinën dhe nuk kanë konfirmuar ende emrin e tyre, pasi presin konfirmimin nga Ministria për sigurinë e saj.


Pjesë nga biseda

Ogerta Manastirliu: 4300 mësues ndërkohë që vaksinimi vazhdon. Mbi 23 miëj doza janë aplikuar në personel shëndetësor, mbi 5000 të tjera në të moshaur. Përshëndetje.

Silva Bino: Unë jua shpjegova, mund të kenë pak temperaturë. Është një process që ndodh. Edhe unë kam pasur temperaturë pasi mora dozën e Pfizer. Por me një paracetamol dhe nuk ka asnjë problem.

Edi  Rama: Puna është se duhet të ruhemi deri sa të krijohen antitrupat sepse je i infektueshëm brenda dy javëve, pastaj është ok.

Silva Bino: Doza e dytë bëhet pas katër javëve deri në 12 javë, e AstraZenecas.

Edi Rama: Mos kini asnjë shqetësim, çdo gjë do të shkojë mirë. Edhe vendet që e pezulluan, do ta nisin prapë sepse ishte një seri tjetër. Tani kanë dalë plot të dhëna për hapat e parandalimit të rritjes së popullsisë

Silva Bino: Aaa për kontraceptivët..dihet ato shkaktojnë trombozën

Edi Rama: Po pra po, s’janë fare pjesë e problemit.

Hezitime ka pasur faktikisht. Në 1250 mësuesve, 200 prej tyre presin konfirmimin, duan pjesën e sigurisë. Një pjesë tjetër po bëjnë analiza paraprake.

Ogerta Manastirliu: Nuk ka nevojë, informacioni që u jepet mësuesve është se është shumë e sigurtë dhe efikase.

Prej të shtunës, Shqipëria nisi vaksinimin e mësuesve me 38 mijë e 400 dozat AstraZeneca që mbërritën nga Suedia në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri janë shprehur optimistë, por dhjetra mësuesë në të gjithë vendin kanë refuzuar dhe ende nuk janë paraqitur për të marrë vaksinën. Në total nga e shtuna deri më sot vaksinën e kanë marrë 2664 mësuesë nga 25 mijë mësuesë që ka në të gjithë vendin. Bllokimi i vaksinës AstraZeneca nga shumë vende në Evropë i ka bërë qytetarët shqiptarë të pasigurtë mbi efikasitetin dhe efektet anësore të kësaj vaksine.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bino edi rama ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin silva bino edi rama ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin silva

Sondazh

Poll