Politike

Maqedonia e Veriut në NATO, Rama: Patëm rol mbështetës, uroj të arrijmë ne marrëveshjen me Greqinë

14 Shkurt 2019, 11:05 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut në NATO, Rama: Patëm rol mbështetës, uroj

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme, ku ishte i ftuar edhe Talat Xhaferri, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë përshëndeti vendimin e NATO-s për Maqedoninë dhe u shpreh se vendi ynë ka pasur në rol mbështetës.

Parlamenti shqiptar sot votoi ratifikimin e Protokollit të Aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Gjatë fjalës së tij Rama foli  edhe për tragjedinë e ndodhur dje në Maqedoni ku në një aksident rrugor humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 30 të tjerë. Ai tha se zija në vendin fqinj e rëndon më shumë vetëdijen se fati i dy vendeve është i përbashkët.

“I nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës të Maqedonisë së Veriut. Zija e sotme në vendin fqinj e rëndon edhe më shumë në vetëdijen tone, peshën e faktit se fati ynë është i përbashkët. Një fat i përbashkt i cili në këtë seancë mishërohet me ratifikimin në NATO të Maqedonisë. Numri i viktimave në aksidentin e Maqedonisë, për koecidenë më shumë shqiptarë na e bën sot ede më emocionalisht shumë më të rëndë situatën.

Ne u jemi pranë shpritërisht. Ne do të bëjmë patjetër pjesën që na takon, i kemi qënë pranë pa asgjë ngurim vendit fqinj edhe për anëtarësimin në NATO.

Gjuha shqipte u bë mollë sherri në vendin fqinj dhe puna e Tiranës u quajt dorë djalli në punët e brendshme të Maqedonisë. Pa shqiptarët nuk do të kishte Maqedoni të Veriut. Roli ynë në këtë vendim  historik ka qenë një rol mbështetës dhe një rol udhëheqës. Dua ta përshëndes dhe Zaevin dhe ta përgëzoj dhe njëherë për futjen në NATO. Uroj që shpejt të arrijmë edhe dilogun tonë më Greqinë dhe por edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama talat xhaferri tragjedia në maqedoni edi rama talat xhaferri tragjedia në maqedoni

Sondazh

Poll