Bota

A do të ketë një ‘blacklivematters’ të dytë?/ Sulmi në Atlanta, aziatiko-amerikanët dalin në protesta në Washington

18 Mars 2021, 09:10 Nga DOSJA
A do të ketë një ‘blacklivematters’ të

SHBA- Turma të mëdha njerëzish kanë dalë ditën e sotme në prootestë në SHBA për shkak të sulmit në Atlanta që ndodhi ditën e djeshme ku 8 persona u vranë. BBC shkruan se njerëzit që kanë dalë në protestë, janë aziatiko-amerikanë dhe kanë kërkuar që të ndalohen sulmet dhe vrasjet e kësaj popullsie.

Aktivistët dhe pjesë e kësaj shoqërie kanë theksuar një rritje të madhe të suklmeve dhe urrejtjes kundër popullsisë së aziatiko-amerikanëve gjatë periudhës së pandemisë dhe jo vetëm. Ndërkohë që Kombet e Bashkuara në fundit të vitit 2020 kanë lëshuar një raport të detajuar ku tregohet në nivel alarmues dhuna e motivuar në mënyrë raciale kundër aziatiko-amerikanëve.

Por çfarë ndodhi në Atlanta 1 ditë më parë?

Ditën e djeshme në Atlanta 8 persona u vranë nga një person. Sipas raporteve të policisë 6 nga 8 viktimat ishin gra aziatiko-amerikane, ndërkohë që të tjerët ishin një grua dhe një burrë i bardhë. FBI-ja, e cila po merret me zbardhjen e ngjarjes ka nxjerr si dyshim, për vrasjën urrejtjen e personave aziatiko-amerikanë.

Ende nuk dihet nëse kjo protestë do të agravojë edhe në qytete të tjera të SHBA-së, përveç Washingtonit, apo do të qëndrojë një protestë paqësore. Por mund të themi se kjo duket si fillimi i një ‘blacklivematters’ i dytë me emrin ‘asianlivematters’.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota proteste ne shba proteste ne shba

Sondazh

Poll