Bota

Partitë kryesore nuk e mbështesin për Presidente, çfarë pritet të ndodhë në Kosovë nëse Osmani nuk merr 2/3 e votave

18 Mars 2021, 08:40 Nga DOSJA
Partitë kryesore nuk e mbështesin për Presidente,

KOSOVË- Partitë opozitare kryesore në Kosovë nuk e kanë mbështetur kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente. Fillimisht ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e Ramush Haradinajt, e cili ka thënë se pushteti nuk duhet që të konsolidohet në një parti të vetme dhe se ata nuk do e mbështesin kandidaturën e Osmanit.

“Deri tash VV së bashku me Lëvizjen Guxo, ka marr shumicën e votave për të qeverisur me vendin, por nuk i kanë dy të tretat për zgjedhjen e presidentit. Po tash ta shohim se si do të veprojnë për ta zgjedhur këtë situate, pasi që edhe qeveria varet nga kjo. VV nuk i ka fituar zgjedhjet për të shkuar në zgjedhjet, por për të qeverisur me vendin. Ne nuk do t’i japim përkrahje VVsë për ta koncentruar pushtetin te një partie e vetme”, tha Haradinaj.

Partia e dytë e cila ka tërhequr mbështetjen e Vjosa Osmanit, është edhe PDK-ja e Enver Hoxhajt. Pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së, ditën e djeshme ai ka thënë se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Osmanit.

“Njëri prej vendimeve të rëndësishme është që KD i PDK në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani për të qenë presidente”, tha Hoxhaj.

Ndërsa partia e fundit e cila ka deklaruar se nuk do të mbështesë Osmanin është ish-partia e saj, LDK-ja. Kreu i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha mbrëmjen e djeshme se sa të jetë ai në krye, LDK-ja nuk do të jetë në koalicion qeverisës me VV-në dhe nuk do të votojë Osmanin për Presidente pasi ajo është partiake. Abdixhiku ka marrë shembullin e Hashim Thaçit, ku ka thënë se nuk duan një President të dytë partiak.

“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam unë kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korrigjimin e gabimeve që kemi pasë duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend. Çdo pretendent për president duhet të qartësojë se çfarë pozicioni ka ndaj LDK-së, është pozicion, urryes, apo neutral, sepse presidenti këtë punë ka. Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur me zgjedhje, kërkojmë që pozita e presidentit të jetë e pavarur. Nuk po e personalizojë Hashim-Vjosë sepse po të ishte në nievl personal, zgjedhja do të ishte e thjeshtë. Kemi pasur president partiak sikurse Thaçit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, ka përfunduar Abdixhiku.

Presidenti në Kosovë duhet që të zgjidhet nga 2/3 e deputetëve në Kuvend. Dhe nëse një kandidat i caktuar nuk i arrin këto vota, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të tjera, ku populli duhet të vendos mbi Kreun e Shtetit. Votimi i presidentit të Kosovës i hap më pas rrugë votimit të qeverisë së re dhe krijimit të saj, pasi është presidenti që sipas kushtetutës legjitimon kabinetin e ri.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj hashim thaci lumir abdixhiku ramush haradinaj vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove enver hoxhaj hashim thaci lumir abdixhiku ramush haradinaj vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll