Politike

Monika Kryemadhi e thotë TROÇ: Meta, mua personalisht më prish punë në zgjedhje

17 Mars 2021, 20:52 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi e thotë TROÇ: Meta, mua personalisht më prish

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se nuk e sheh si “aleat” Presidentin Ilir Meta në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Madje ajo thotë se e kundërta është e vërtetë.

“Nuk e shikoj si një aleat e shikoj si president që ka përgjegjësinë që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pasi 25 prilli është një datë e dekretuar prej tij dhe ka përgjegjësi”, deklaroi znj. Kryemadhi në “Ilva Now”.

Kryetarja e LSI shtoi se Partia Socialiste po përpiqet që ta paraqesë Metën si strukturë apo unifikim të LSI por në fakt tha ajo nuk e shikon kështu.

“Mua personalisht si Monikë më prish punë, jam e bindur që edhe në momente të caktuara edhe kandidatëve të LSI mund t’i krijojë një problem”, tha ajo.

E pyetur nga Ilva Tare nëse ia shpreh këtë shqetësim, znj. Kryemadhi u përgjigj: “Nuk flas fare sepse është një debat që nuk ka për të dalë asnjëherë as me humbës dhe as me fitues”.

Marrë nga Euronews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 17 Mars 2021, 20:12

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumë-emërore të disa prej subjekteve garuese në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, përfshirë ...