Aktualitet

Proçesi i vaksinimit, Manastirliu: 2664 mësues janë sot më të mbrojtur nga Covid-19 (FOTOT)

17 Mars 2021, 11:14 Nga DOSJA
Proçesi i vaksinimit, Manastirliu: 2664 mësues janë sot më

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se deri më tani 2664 mësues nga Kukësi, Shkodra, Lezha, Tirana, Durrësi, Lushnja dhe Korça kanë marrë vaksinën anticovid. Ajo ka ndarë fotot e tyre në ‘facebook’, prej nga shkruan se procesi do të vijojë në të gjitha territoret e vendit.

POSTIMI:

2664 mësues nga Kukësi, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Korçë, janë sot më të mbrojtur nga #covid19, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, teksa procesi po shtrihet në të gjithë vendin.

Prej të shtunës, Shqipëria nisi vaksinimin e mësuesve me 38 mijë e 400 dozat AstraZeneca që mbërritën nga Suedia në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri janë shprehur optimistë, por dhjetra mësuesë në të gjithë vendin kanë refuzuar dhe ende nuk janë paraqitur për të marrë vaksinën. Në total nga e shtuna deri më sot vaksinën e kanë marrë 2664 mësuesë nga 25 mijë mësuesë që ka në të gjithë vendin. Bllokimi i vaksinës AstraZeneca nga shumë vende në Evropë i ka bërë qytetarët shqiptarë të pasigurtë mbi efikasitetin dhe efektet anësore të kësaj vaksine.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu vaksinimi i mesuesve ogerta manastirliu vaksinimi i mesuesve

Sondazh

Poll