Aktualitet

A planifikoni shtatzëni? Pyetja që ka vënë në dilemë mësuesit duke sjellë refuzim pas plotësimit të formularit

17 Mars 2021, 10:58 Nga DOSJA
A planifikoni shtatzëni? Pyetja që ka vënë në

TIRANË- Një pyetje e pashpjeguar është një nga arsyet pse mësuesit janë skeptikë në lidhje me kryerjen e vaksinës AstraZeneca. “A planifikoni të mbeteni shtatzënë, a jeni shtatzënë?”, është një nga pyetjet në formular që kanë sjellë hezitimin e tyre.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kjo pyetje e vendosur në formular i ka vendosur ata në dilemë dhe për këtë arsye e kanë patur të pamundur të marrin një vendim të momentin pë të kryer vaksinën kundër COVID19.

Por çfarë ka ndodhur?

Prej të shtunës, Shqipëria nisi vaksinimin e mësuesve me 38 mijë e 400 dozat AstraZeneca që mbërritën nga Suedia në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri janë shprehur optimistë, por dhjetra mësuesë në të gjithë vendin kanë refuzuar dhe ende nuk janë paraqitur për të marrë vaksinën. Në total nga e shtuna deri më sot vaksinën e kanë marrë 2664 mësuesë nga 25 mijë mësuesë që ka në të gjithë vendin. Bllokimi i vaksinës AstraZeneca nga shumë vende në Evropë i ka bërë qytetarët shqiptarë të pasigurtë mbi efikasitetin dhe efektet anësore të kësaj vaksine.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet formulari i vaksines vaksina e astrazeneca formulari i vaksines vaksina e astrazeneca

Sondazh

Poll