Aktualitet

Ndryshimet në Mësonjëtoren e parë shqipe/ Nisma Thurje në Korçë: Projekti nuk ishte tranparent. Kush mban përgjegjësi d

16 Mars 2021, 21:45 Nga DOSJA
Ndryshimet në Mësonjëtoren e parë shqipe/ Nisma Thurje

KORÇË- Nisma Thurje në Korçë, ka reaguar në lidhje me rikonstrukturimin e Mësonjëtores së Parë Shqipe disa ditë më parë. 

 

Në një postim në rrjetet sociale teksa thotë se ndërtesa kishte nevojë për riparime ngre disa pyetje në lidhje me rikontrukturimin e saj. Nisma pyet se kush vendosi për ndryshimin e emërtimit nga Muzeu Kombëtar i Arsimit, kush mban përgjegjësi për neglizhencën, paaftësinë apo dashakeqsinë e studios së projektimit, si dhe a e kanë ngritur zërin drejtuesit lokale të këtij institucioni apo të drejtuesit e pushtetit vendor?

Po ashtu Nisma, teksa drejton pyetjet, Nisma, thotë se qyetarët nuk kanë qenë në dijeni me rikonstrukturimin e Mësonjëtores, dhe projekti nuk është bërë transparent. 

POSTIMI I PLOTË: 

Mësonjëtorja e Parë Shqipe është më shumë se çdo objekt tjetër simbol i qytetit të Korçës si qendër e arsimit dhe kulturës. Por kjo ndërtesë ka vlera të mëdha kombëtare, pasi çelja e shkollës së parë Shqipe ishte ndër gjenezat e krijimit të identitetit të kombit Shqiptar gjatë periudhës së Rilindjes së vërtetë kombëtare. Sigurisht ndërtesa e amortizuar nga pesha e viteve por dhe e mungesës së vëmëndjes kishte nevojë për një rikostruksion. Por tashmë që rikostruksioni ka mbaruar dhe është hapur për publikun lindin shumë pyetje e shqetësime.
Së pari kush vendosi për ndryshimin e emërtimit nga Muzeu Kombëtar i Arsimit “Mësonjëtorja e parë Shqipe” në thjesht “Muzeu i Arsimit Korçë”? Ky vendim i ul peshën historike të këtij muzeu dhe rolin e gjithë qytetit në Rilindjen Kombëtare. A e kanë ngritur zërin drejtuesit lokale të këtij institucioni apo të drejtuesit e pushtetit vendor?
Së dyti ka një mungesë të theksuar trasparence në projektimin e muzealizimit të këtij muzeu. Projekti nuk është bërë publik për qytetarët e nuk janë konsultuar ekspertët lokalë. Edhe njëherë në këto vitet e fundit në qytetin e Korçës nëpërkëmbet qytetaria e çdo vendim kalon nga një person i vetëm, edhe pse po flasim për një pasuri kombëtare që na takon të gjithëve. Së treti, kush mban përgjegjësi për neglizhencën, paaftësinë apo dashakeqsinë e studios së projektimit apo të firmës që kryen punime e cila dëmton simbolin e këtij monumenti ABC-në e vyer duke e braktisur në baltë? Kjo vepër arti e projektuar nga arkitektë korçarë që e donin Korçën më shumë se gjithë drejtuesat e tanishëm qëndronte bukur mbi një fletë që simbolizonte kartën ku shkronjat shqipe u shkrojtën pasi u derdh gjak patriotësh për to. Sot ky simbol dëmtohet, lihet në baltë prapa derës së godinës për t’i lënë vendin qëndror disa shkallareve ku me siguri nesër do ulen drejtuesit e bashkisë për të promovuar sukseset e tyre. Së katërti qytetarët e Korçës që jetojnë në zonat muze e dijnë vështirësinë për të ndryshuar dhe një dritare në shtëpinë e tyre, kurse ky monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë së parë “modernizohet”. Si mund të mburresh me modernen duke prishur historinë. Dyshemetë nga dru kthehen në rezinë, bankat e shkollës që ndonëse jo origjinalet e 1887 të kthenin në klasat e asaj kohe zëvendësohen nga tavolina që mund të shkonin nëpër bar-bufe me karrige rozë duke i hequr identitetit e Mësonjëtores së Parë Shqipe, vendi ku u ngjiz arsimi Shqiptar, si shkollë muze!
Së fundit por më e rëndësishmja, reagimi i madh i qytetarve të Korçës edhe njëherë po kalohet me indiferentizëm, justifikime por dhe arrogancë nga drejtuesit lokalë. Edhe njëherë zëri i qytetarve po shpërfillet, sepse fryma politike e partisë qeverisëse i bën të ndjehen të gjithëpushtetshëm e të gjithëdijshëm, aq sa të përdhosin dhe objektet më të shenjta për identitetin kombëtar. Përgjegjësit lokalë ose nuk kanë zë që ta çojnë problemin në ministrinë e kulturës ose janë aq të verbër nga fryma e partisë sa çdo gjë që ajo bën ju duket e drejtë. Por qytetarët kanë sy, e kanë zë të fortë sepse e duan Korçën e duan identitetin e tyre e nuk do lejojnë askënd ta poshtërojë atë!

Por çfarë ndodhi në Korçë?

Dosja.al vëzhgoi nga afër të gjithë projektin e miratuar nga Ministria e Kulturës në muzeun e godinës që u përdorur si shkolla e parë laike shqipe. Për të parë të plotë zhvillimet (SHIKO KËTU)

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mesonjetorja e pare shqipe nisma thurje korce mesonjetorja e pare shqipe nisma thurje korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 20:14

TIRANË – Mjeku Tritan Kalo, së fundi ka folur rreth vaksinës së AstraZeneca, që ka shqetësuar edhe qytetarët në vendin tonë, pasi disa vende në Evrop...