Politike

“100 dështimet e Ramës në 8 vjet”/ Basha: 428 shkolla janë mbyllur vitet e fundit për shkak të emigracionit

17 Mars 2021, 08:02 Nga DOSJA
“100 dështimet e Ramës në 8 vjet”/ Basha: 428 shkolla

TIRANË–Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë ditën e sotme problemet që janë shkaktuar nga qeveria në arsim.

Në vazhdim të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”, thotë se shkollat janë mbyllur për shkak të emigracionit.

Pyetja që Basha ngre është: Sa shkolla janë mbyllur në Shqipëri vitet e fundit? Përgjigja sipas tij është 428. “Këto shkolla mbyllën dyert për shkak të migracionit dhe lindshmërisë në rënie”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

Basha kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit kanë mbetur edhe 38 ditë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll