Politike

Basha poston foton me kampionen Shkodrane: Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado

17 Mars 2021, 07:08 Nga DOSJA
Basha poston foton me kampionen Shkodrane: Optimizmin dhe shpresën e saj

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se gjatë takimit në Shkodër ka takuar persona që i kanë lënë mbresa.

Përmes një postimi në “Facebook”, lideri demokrat thekson se në mesin e shumë takimeve, mbresa i ka lënë biseda me Kismeten, një sportiste dhe aktiviste e shkëlqyer sipas tij, e cila ka marrë vlerësime dhe kombëtare e ndërkombëtare.

POSTIMI:

E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare. Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll