Politike

Sali Shehu sqaron incidentin te FRD: Policët hapen vetëm një derë për Presidentin, i kam shkruar Veliajt, s’mu përgjigj

16 Mars 2021, 23:07 Nga DOSJA
Sali Shehu sqaron incidentin te FRD: Policët hapen vetëm një

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku është përballur live me kreun e Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu pas përplasjeve që ndodhën pak ditë më parë në qendër të Tiranës. Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion”, ai ka treguar se presidentin Ilir Meta e kishte marrë me kamera për t’i treguar situatën e ndodhur, ndërsa ka kërkuar përgjigje nga Mazniku përse kërkuan lirimin e zyrave.

DEBATI NË STUDIO:

Sali Shehu: Së pari nëse ka njëri në studio që duhet të kërkojë falje është nënpunësi i Bashkisë. Në orën 9:30 më telefon një mik dhe më thotë nuk më lejojnë të rri brenda. Polici i Bashkisë më tha kam urdhër nga lart, nuk kam me shkrim dhe më tha mos më vër në siklet. Mu prenë dritat dhe u hoq tabela e partisë dhe ky ka qenë momenti që kam lajmëruar mediat. Mbas kësaj kam hartuar një deklaratë për shtyp. Keni marrë një letër për të liruar zyrtar? Më datë 3 ose 4 pasi kam nënshkruar marrëveshjen me PD. Ka ardhur një shkresë pa firmë me vulë. Erion Veliaj s’ma ka hapur telefonin. I kam shkruar mesazh. Presidenti ka ardhur kur kam qenë në konferencë për shtyp. Presidenti më mori me kamera në telefon, ç’po ndodh aty tha. Erdhi për minuta aty. Më pyeti në këmbë dhe ia shpjegova situatën. Më tha të ngjitemi lart të bisedojmë. Mos qesh thuaj nënkryetarit të Bashkisë se je njeri që duhet të kërkoj falje publike për këtë gjë. Policia e Bashkisë ka bllokuar derën e selisë. Stafi i presidentit i ka rënë derën për ta hapur, është hapur njëra portë dhe u bllokua stafi im. Mos qesh thuaj edhe atij tjetrit. Se e nxjerrim videon e plotë po të duan. Pse nuk guxuan ta mbyllin derën kur erdhi kryetari i Partisë Demokratike.

Mazniku: Ishte mirë kur u kthye FRD në seli. Sa vota keni marrë në 2017? 0.33.

Sali Shehu: Ta them unë se nuk e di ti. E dyta ligji thotë se kur partitë politike nuk marrin dot 1% të votave, Bashkia t’i kërkojë qera, jo t’i nxjerrë jashtë. Ku e gjetën të drejtën këta?

Mazniku: Shehun nuk e ka penguar askush. Një minutë se iu dëgjova. Atë ditë nuk e ka penguar askush për të aksesuar gjë. Paskemi bërë gabim që nuk i kemi hapur të dyja kanatet. Na u pranua se shkresa është marrë në datën 3-4. Teksa u heq tabela dhe të njoftoheshin gjithë këto media, partia nuk e gjeti kohën për 10 ditë që të hartonin një shkresë për Bashkinë. Pra të gjitha këto gjëra procesi normale i një njeri është rruga admistrative. Unë po iu them që Bashkia e Tiranës nuk ka bërë asnjë gabim. Pala mund të bëjë këtë gjë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbjan mazniku bastisen zyrat e frd ne tirane sali shehu arbjan mazniku bastisen zyrat e frd ne tirane sali shehu

Sondazh

Poll