Bota

Abdixhiku kritikon Kurtin: Bindjet e idetë tona janë më të mira se të tij

16 Mars 2021, 21:43 Nga DOSJA
Abdixhiku kritikon Kurtin: Bindjet e idetë tona janë më të

KOSOVË-Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur disa kritika për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurit.

Në një intervistë në Pressig ai ka thënë se Kurti nuk ka qenë asnjëherë i qartë rreth politikave. Sipas tij, idetë dhe bindjet e LDK-së janë më të mira se të Kurtit.

“Megjithatë, politikat dhe bindjet tona e idetë tona janë më të mira se sa idetë e tij, të cilat në fakt as nuk janë të ideuar shumë. As të laboruara shumë, por janë të thëna. Nuk ka orientim. Unë nuk jam i interesuar të di  ça do të ndodhë, çka ndodh kur vjen Elezi.  Cfarë ndodhë kur të hiqet qeni tapall në QKUK. Cfarë do të ndodhë me shkollat tona. Nuk pres që kjo të nisë për 3 muaj. Nuk dua t’ia faturojë të gjitha gabimet 20-vjecare. Por dua ta bëjë të ditur se do të jemi aty si opozitë. Nuk mund të na ndalë askush të flasim,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka folur dhe për marrëdhënien e tij me Kurtin, ku ka thënë se ka pasur marrëdhënie profesionale dhe jo personale.

“Besoj që relacionet e mija me atëherë kryeministrin kanë qenë profesionale e jo e personale. Rrëzimi qeverisë ka qenë interes politik e jo personale. Kurtit duhet t’i lihet kohë për ta gjykuar. Kanë një shumicë të thënë dhe mund të marrin vendime. Duhet gjykuar mbi veprimet që i bënë e jo supozimet. Cdo sukses është i Kosovës e jo i tyre. Por do të jemi opozitë e fortë,”-ka thënë ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurt lumir abdixhiku albin kurt lumir abdixhiku

Sondazh

Poll