Bota

Kosova në gjurmët e Shqipërisë, ndalon me ligj lojërat e fatit

10 Maj 2019, 07:55 Nga DOSJA
Kosova në gjurmët e Shqipërisë, ndalon me ligj lojërat

KOSOVË- Nga sot Kosova do të ndalojë me ligj lojerat e fatit në të gjithë territorin e saj. Qeveria e Kosovës propozoi këtë ligj që ndaloj lojërat e fatit.Propozimi i ligjit u bë nga qeveria e Haradinajt pas dy vrasjeve të ndodhura në vend, e ku viktimë ishin punëtorët e kazinove.

Por ky ligji ka marrë dhe formën përfundimtare pas votimit në Kuvend, ku pro tij ishin shumica dërrmuese e deputetëve.

Ligji në fjalë ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 24 prill, dhe ka hyrë në 15 ditë më pasi publikohet aty. Ky vendim do të ndalojë të gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës.

Kujtojmë se një ndalim të tillë ka bërë dhe Shqipëria, pas miratimit të ligjit në dhjetor të vitit të kaluar, ku nga 1 janari 2019 nuk lejohet asnjë aktivitet i lojërave të fatit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosova miraton ligjin ligji për lojërat e fatit ligji per lojerat e fatit ne kosove ndalohen kazinot kosova miraton ligjin ligji për lojërat e fatit ligji per lojerat e fatit ne kosove ndalohen kazinot

Sondazh

Poll