Aktualitet

Organizata Forumi i Mendimit të Lirë publikon STUDIMIN: Lajmet e gatshme, cënim i lirisë së medias

16 Mars 2021, 19:05 Nga DOSJA
Organizata Forumi i Mendimit të Lirë publikon STUDIMIN: Lajmet e

TIRANË– Organizata Forumi i Mendimit të Lirë, ditën e sotme ka publikuar studimin në lidhje me lajmet e gatshme që dërgohen në redaksi, nga parti politike, ministri, Kryeministri apo institucionet vartëse të tyre.

Në studim thuhet se duke qenë se tashmë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, partitë politike i dërgojnë lajmet e gatshme në redaksi, shoqëruar me foto, në mënyrë që të tranmetohet. Sipas, studimit të bërë, Organizat, thotë se kjo gjë është cënim i lirisë së medias.

“Fushata elektorale tashmë është në start edhe zyrtarisht. Partitë politike, ashtu si dhe më parë, i filmojnë vetë aktivitetet e tyre dhe ua dërgojmë imazhet mediave për ti transmetuar. Situata mund të konsiderohet surreale. Institucionet qeveritare, nga vetë kryeministria, ministritë, bashkitë, institucione vartëse të tyre, dhe padyshim partitë politike, i prodhojnë vetë lajmet, intervistat dhe tekstin e informacionit dhe ua dërgojnë ato mediave. Ato që konsiderohen si zyra shtypi, janë shndërruar në redaksi lajmesh.
Organizata Forumi i Mendimit të Lirë, ndan me ju sot këtë studim mbi fenomenin e lajmeve të gatshme, përmes monitorimit të tri mediave kombëtare vizive dhe intervistimit të mbi 60 gazetarëve dhe redaktorëve.”- thotë Organizata Forumi i Mendimit të Lirë.

STUDIMI I PLOTË

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet organizata forumi i mendimit të lirë organizata forumi i mendimit të lirë

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 18:31

TIRANË – Në Shqipëri, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda LLagami, thotë se me emërimin e 4 kandidaturave që i janë propozuar Presidentit...