Bota

28 ditë në spital, shërohet Princi Philip, momenti kur largohet (FOTO+VIDEO)

16 Mars 2021, 10:45 Nga DOSJA
28 ditë në spital, shërohet Princi Philip, momenti kur largohet

ANGLI- Princi i Edinburgut, Philip është shëruar pas operacionit që bëri në zemër dhe ka dalë nga spitali. Dailymail shkruan se Duka, kaloi 28 ditë në dy spitale si i sëmur. Fillimisht, ai u dërgua në spitalin privat King Edward VII, por pas përkeqësimit të shëndetit u transferua në spitalin St Bartholomew në Londër me ambulancë.

Duka i Edinburgut iu nënshtrua një procedure të suksesshme të një gjendje para-ekzistuese të zemrës në spitalin St Bartholomeë më 3 Mars, vetëm tre muaj para ditëlindjes së tij të 100-të. Pas këtij operacioni Duka u rikthye të spitalin King Edward VII. Ndëkohë që  sot, policia bllokoi hyrjen për automjetet në Spitalin e King Edward VII, për një kohë të shkurtër, deri në momentin që Philip u largua nga spitali.

Fillimisht Princi Philip u shtrua në siptal në datën 15 shkurt.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota philip del nga spitali princi philip philip del nga spitali princi philip

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2021, 09:17

RUSIA: Sputnik V do të prodhohet në Gjermani

GJERMANI- Vaksina ruse Sputnik V pritet të prodhohet edhe në Gjermani. Kreu i fondit shtetëror të investimeve direkte RDIF, Kirill Dmitriev, tha, sipas agjencis...