Aktualitet

Mjeku nga Kosova vaksinohet në Kukës: Jam i lumtur, ftoj të gjithë kolegët që të shfrytëzojnë mundësinë

16 Mars 2021, 11:03 Nga DOSJA
Mjeku nga Kosova vaksinohet në Kukës: Jam i lumtur, ftoj të

KUKËS– Mjeku Blerim Feka nga Kosova ka marrë ditën e djeshme vaksinën anti-COVID të Astrazeneca në Qendrën Rajonale të Kukësit.

Në një prononcim për mediat, mjeku është shprehur se nuk ka hezituar aspak për të kaluar kufirin për të marrë vaksinën në Shqipëri.

Shumë lehtë dhe afër. Më pritën përzemërsisht dhe më bën vaksinën kundër Covid-19. Jam i lumtur. I ftoj të gjithë kolegët që të shfrytëzojnë mundësinë për tu vaksinuar kundër Covid-19”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje mjekëve nga Kosova që për të marrë dozën e vaksinës anti Covid të shkojnë në Kukës, pasi kontrata e blerjes së vaksinës me kompanitë përkatëse,  nuk lejon dhurimin e saj si donacion për shtetet e tjera.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjeku blerim feka vaksinimi ne shqiperi mjeku blerim feka vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll