Bota

Tradhëtuan “El Chapo-n”, e pësojnë binjakët amerikanë, përballen me akuza federale

16 Mars 2021, 10:10 Nga DOSJA
Tradhëtuan “El Chapo-n”, e pësojnë binjakët

SHBA- Vëllezërit binjakë nga Chikago të cilët tradhtuan bosin e mafjes, Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, Margarito dhe Pedro Flores mund të përballen me akuza federale për krimet që kanë kryer.  Dailymail shkruan se vëllezërit Flores tradhtuan “El Chapo-n’ dhe me ndihmën e SHBA-së e futën atë në burg për gjithë jetën.

Ata u lanë të lirë në vitin 2015 dhe u liruan nga akuzat që kishin në këmbim të mashtrimit dhe ndihmesës për të kapur kreun e kartelit të drogoës Sinaloa, El Chapo-n. Por sipas një regjistrimi të Gjykatës Federale, binjakët pritet që të jenë përsëri objekt i një hetimi për krimet që kanë bërë kur ishin në burg apo edhe sjelljen që kanë patur.

Avokati Ralph Meczyk, i cili informoi në lidhje me hetimin e dy vëllezërve nuk bëri të ditur shumë të dhëna mbi akuzat që mund tu ngrihen Margaritos dhe Pedro Flores.

“Dy dëshmitarët yll të qeverisë dhe anëtarët e ngushtë të familjes janë aktualisht objekt i një hetimi shtesë federal që mund të rezultojë në akuza,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joaquin “el chapo” guzman margarito flores pedro flores joaquin “el chapo” guzman margarito flores pedro flores

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2021, 09:17

RUSIA: Sputnik V do të prodhohet në Gjermani

GJERMANI- Vaksina ruse Sputnik V pritet të prodhohet edhe në Gjermani. Kreu i fondit shtetëror të investimeve direkte RDIF, Kirill Dmitriev, tha, sipas agjencis...