Bota

Venezuela ndërpret vaksinimin me AstraZeneca: Vendimi u mor nga ekspertët që drejtojnë qeverinë

16 Mars 2021, 08:49 Nga DOSJA
Venezuela ndërpret vaksinimin me AstraZeneca: Vendimi u mor nga

VENEZUELA- Venezuela është bërë vendi i parë në Amerikën latine që ka pezulluar vaksinimin e popullsisë me AstraZeneca. Unionesarda shkruan se vendimi për pezullimin e vaksinimit me AsraZenecën është marrë pas rasteve të mpiksjes së gjakut.

Qeveria venezueliane ka thënë se pezullimi i vaksinës do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar dhe se ekspertët shëndetësor në vend kanë hartuar një raport mbi vaksinën e AstraZenecës si dhe të vaksinave të tjera. Venezuela pas pezullimit të vaksinave të AstraZenecës, pritet të vazhdojë imunizimin e popullsisë me vaksinën ruse Sputnik V dhe kineze Sinopharm.

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja, Italia, Gjermania, Franca dhe Suedia. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca venezuela pezullon vaksinimin e popullsise astrazeneca venezuela pezullon vaksinimin e popullsise

Sondazh

Poll