Bota

Organizatat bamirëse ngrejnë alarmin: Niveli i vdekjeve nga kanceri mund të rritet nëse nuk futet nën kontroll pandemia

16 Mars 2021, 08:12 Nga DOSJA
Organizatat bamirëse ngrejnë alarmin: Niveli i vdekjeve nga kanceri

BRITANI– Organizatat bamirëse të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se niveli i vdekjes mund të rritet për shkak të numrit të madh të rasteve gjatë pandemisë

Shkalla e vdekjes nga kanceri në Mbretërinë e Bashkuar mund të rritet për herë të parë në dekada nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të adresuar problemet që rrjedhin nga pandemia, kanë paralajmëruar bamirësitë e kancerit.

Një grup prej 47 organizatash bamirëse britanike për kancerin, janë shprehur se tashmë iu duhen më shumë para dhe staf për të zvogëluar numrin e madh të rasteve të kancerit.

Michelle Mitchell, kryetarja e Kërkimit të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, e cila udhëheq një zë të kancerit, është shprehur: “Ne po i bëjmë thirrje qeverisë të investojë më shumë para për të siguruar që numri i rasteve të kancerit të zvogëlohet dhe të eleminohet”

Më herët, studiuesit  kanë paralajmëruar se nëse të prekurëve me kancer nuk iu jepet menjëherë doza e dytë e vaksinës, ata janë të pambrojtur vetëm me dozën e parë. Organizatat bamirëse të kancerit dhe shkencëtarët që drejtuan studimin, kërkojnë urgjentisht që 2 milion pacientë me kancer në Britani të marrin injeksionin e dytë më shpejt.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kanceri pandemia covid kanceri pandemia covid

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2021, 07:00

OKB: Rreth 138 protestues të vrarë në Mianmar

MIANMAR– Së paku 138 njerëz janë vrarë në protestat kundër grushtit ushtarak në Mianmar, thanë të hënën Kombet e Bashkuara.“Shifra përfshin 38 persona që ...