Bota

Bilanci në botë! Amerika, Brazili dhe India më të prekurat nga COVID-19, mbi 20 vende pezullojnë vaksinën AstraZeneca, SHB

16 Mars 2021, 08:47 Nga DOSJA
Bilanci në botë! Amerika, Brazili dhe India më të prekurat

Pandemia e COVID-19 vijon ‘të mbërthejë’ botën. Deri më tani në rang global janë shënuar 120,815,512 raste të infektuara, prej të cilëve 2,673,376 kanë ndërruar jetë dhe 97,448,700 janë shëruar. 

Vendi më i prekur nga pandemia në të gjithë botën mbetet Amerika, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar.  Vendi më i prekur në Europë është Franca, e ndjekur nga Italia, Spanja, Turqia dhe Gjermania. 

SHBA vijon me ritme të shpejta vaksinimi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vijuar me ritme të larta vaksinimi, duke kapur  synimin e Joe Biden për 100 milion vaksinime në 100 ditët e tij të para në detyrë, duke shënuar deri më tani 109,081,860 doza të administruara. Me të paktën një dozë janë vaksinuar 71,054,445 persona na SHBA.  Vaksinat e përdorura janë ato të Modernës, Pfizer dhe Johnson & Johnson. 

Mbi 20 vende të botës pezullojnë vaksinën AstraZeneca 

Më shumë se 359.4milion doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, e barabartë me 4.7 doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, ku shumë vende akoma  nuk kanë raportuar një dozë të vetme vaksinimi. Ndërsa shumë vende nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë vaksinë, 24 të tjera kanë vendosur pezullimin e AstraZeneca. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia, Austria, Rumani, Qipro, Estonia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja; së fundmi i është shtuar Italia, Gjermania, Franca, Suedia dhe Venezuela.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bilanci ne bote covid ne bote pezullohet astrazeneca bilanci ne bote covid ne bote pezullohet astrazeneca

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2021, 07:00

OKB: Rreth 138 protestues të vrarë në Mianmar

MIANMAR– Së paku 138 njerëz janë vrarë në protestat kundër grushtit ushtarak në Mianmar, thanë të hënën Kombet e Bashkuara.“Shifra përfshin 38 persona që ...